I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka drejtuar kritika ndaj diplomacisë së Qeverisë kosovare.
Abdixhiku ka thënë se në relacione ndërkombëtare, ministria që udhëhiqet nga Donika Gërvalla, Ministria e Punëve të Jashtme, është duke “na bërë horë”.
“…Jemi duke u bërë horë në relacione ndërkombëtare, në tavolina ndërkombëtare nga Ministria e Punëve të Jashtme… Ne jemi anëtar i Partive Popullore Evropiane, na informojnë, na japin bindjet. Nuk ka ndodhë as pas luftës të kemi kësi përfaqësime. Kapin kokën, gjestet të llojllojshme, bërtitma, sjellje të kota, tekste refuzuese që bën Kosovën me u dokë një vend primitiv”, ka thënë Abdixhiku.
Ai më tej ka thënë se Gërvalla dhe diplomatët janë ”një” me Kurtin dhe qeverinë sa i përket këtyre sjelljeve.