Qeveria e Kosovës do ta mbajë mbledhjen e saj të radhës.
Kryeministri Albin Kurti njoftohet se do ta mbledhë kabinetin qeveritar duke nisur nga ora 10:00 e paradites.
Rendi i ditës:
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e eksfrakteve të procesverbaleve dhe transkripteve nga mbledhjet: 165, 169 dhe 171 dhe ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet: 166, 167, 168 dhe 170 elektronike/korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM).
- Shqyrtimi i Projektligjit për Gjendjen Civile (MPB).
- Shqyrtimi i Projektligjit për Letërnjoftimin (MPB).
4, Shqyrtimi i Projektligjit për Rininë (MKRS).
- Shqyrtimi i Projektligjit për Regjistrin e Pronarëve Përfitues (MINT).
- Shqyrtimi i Projektligjit për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme (MMPHI).
- Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës (MFPT).
- Shqyrtimi i Projekt-rregullores për Funksionimin dhe Punën në Qendrën për Strehimin, Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Viktimave të Trafikimitme Qenie Njerëzore në Nivel të Mesëm dhe të Lartë të Rrezikshmërisë (MPB).
- Shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndaljen e mjeteve buxhetore për mbështetje financiare Global Comunity Engagement and Resilience Fund (GCERF), pagesë për zotimin si Kontribut i njëhershëm për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm global (MPB).
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevëzahaq, Segmenti Kijevë -Dolic (MMPHI).
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Mbrojtja dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore, Konservimi clhe Investimi në ”Lokalitetin Arkeologjik Municipiumi Ulpiana Justiniana Secunda” (MMPHI).
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë) segmenti Struzhë-Kyçja me Autoudhën “Ibrahim Rugova” në PrizrenÐug (MMPHI).
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë) segmenti Struzhë-Kyçja me Autoudhën “Ibrahim Rugova” në PrizrenÐug (MMPHI).
- Të ndryshme.