Pesë raste të dhunës në familje u raportuan në Policinë e Kosovës gjatë së martës.
Këto raste të dhunës në familje janë raportuar një në Lipjan, Prishtinë e Ferizaj, si dhe nga një edhe në Gjakovë e Rahovec.
Në Lipjan u arrestua një burrë, i cili kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe e kishte kanosur atë. I dyshuari u dërgua në mbajtje.
Dy gra janë përleshur në mes vete në Prishtinë. Të dyja kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë liruar në procedurë të rregullt.
Një ferizajas ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, derisa viktimës i është ofruar tretman mjekësor, i dyshuari u dërgua në mbajtje.
Në Gjakovë personi i arrestuar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe përmes telefonit ka kanos me jetë vëllain e viktimës. Gruaja ka pranuar tretman, kurse i dyshuari pas intervistimit u dërgua në mbajtje.
Ish-bashkëshorti në vazhdimësi po e kanoste verbalisht ish-gruan e tij. I dyshuari në Rahovec u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.