Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias të mërkurën do të qëndrojë për vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut. Në Shkup do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçeksi, do të takohet me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani dhe do të marrë pjesë në një darkë të organizuar nga zëvendëskryeministri për Çështjet evropiane, Bojan Mariçiq dhe nga ministri i Jashtëm Bujar Osmani.
Gjatë vizitës së Dendias, bisedimet pritet të fokusohen në zbatimin e plotë, të qëndrueshëm dhe me qëllim të mirë të Marrëveshjes së Prespës.
Bisedimet do të fokusohen dhe në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat dhe për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, pritet që bisedimet të mbulojnë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe Mesdheun Lindor, si dhe situatën në Ukrainë pas pushtimit rus.
Sipas rendit të ditës, pas takimit me Osmanin do të ketë konferencë për media.
Kjo është vizita e tretë e Dendias në Maqedoninë e Veriut, e para ishte në nëntor 2019, e dyta në gusht të vitit të kaluar.
Të hënën Nikos Dendias ka vizituar Shqipërinë dhe është takuar me kryeministrin Rama, kanë biseduarr rreth marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimeve rajonale dhe përspektivën e Shqipërisë në BE.
Edi Rama pret në takim ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias