Zyrtari ukrainas ka thënë se pushtimi i Rusisë hyn në ‘fazën e tij më aktive‘ teksa betejat po zhvillohen në lindje të vendit.
Betejat që janë duke u zhvilluar në Ukrainën lindore mund të përcaktojnë fatin e vendit, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, në rrejtin social Twitter derisa forcat ruse po kryenin një sulm të plotë për të rrethuar trupat ukrainase në qytetet binjake që shtrihen mbi lumin Siverskyi Donets në Ukrainën lindore, trasnmeton Portali D.
Too early to conclude that Ukraine already has all the arms it needs. Russian offensive in the Donbas is a ruthless battle, the largest one on European soil since WWII. I urge partners to speed up deliveries of weapons and ammunition, especially MLRS, long-range artillery, APCs.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) May 24, 2022
Ai i ka përshkruar sulmet ruse në Donbas si “të pamëshirshme” dhe u ka bërë thirrje të martën, aleatëve perëndimorë që të shpejtojnë dërgesat e armëve.
Moska po përpiqet të pushtojë dy provincat lindore të rajonit, Donetsk dhe Luhansk, po ashtu të bllokojë forcat ukrainase në frontin kryesor lindor. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Moska synon të pushtojë të gjithë rajonin e Luhanskut.
Betejat që po zhvillohen aktualisht në Ukrainën lindore mund të përcaktojnë fatin e të gjithë vendit, ka thënë të martën zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksandr Motuzyanyk.
Reagimet e ministrisë erdhën pasi forcat ruse kryen një sulm të gjithanshëm në pjesën më lindore të Donbasit të kontrolluar nga Ukraina.
Ata po përpiqen të rrethojnë trupat ukrainase në qytetet binjake, që shtrihen në lumin Siverskiy Donets, Sievierodonetsk në bregun lindor dhe Lysychansk në bregun perëndimor. Motuzyanyk ka thënë se forcat ruse nuk kishin hequr dorë nga përpjekjet për ta kaluar atë.
“Tani ne po vëzhgojmë fazën më aktive të agresionit në shkallë të plotë që Rusia shpalosi kundër vendit tonë. Situata në frontin lindor është jashtëzakonisht e vështirë, sepse fati i këtij vendi ndoshta po vendoset aty pikërisht tani”, ka deklaruar ai në një konferencë televizive.
Ndërkaq, guvernator i provincës Luhansk, Serhiy Gaidai, ka deklaruar se Rusia është përqendruar në përpjekjet për të rrethuar qytetet ukrainase, Lysychansk dhe Sievierodonetsk, pasi këto dy qytete janë të fundit që mbahen ende nga Ukraina.
“Intensiteti i zjarrit në Sievierodonetsk është rritur shumë herë, ata thjesht po shkatërrojnë qytetin,” ka thënë ai, duke shtuar se aty jetonin rreth 15 mijë njerëz.
BE premton më shumë ndihmë ndaj Ukrainës
Tre muaj, pas një lufte që disa ekspertë perëndimorë parashikuan se Rusia do ta fitonte brenda disa ditësh, Moska ende ka vetëm përfitime të kufizuara për të treguar për humbjet e saj më të mëdha ushtarake, ndërsa pjesa më e madhe e Ukrainës ka pësuar shkatërrim. Përafërsisht 6.5 milionë njerëz janë larguar jashtë vendit, mijëra të panumëruar janë vrarë, dhe qytetet janë kthyer në gërmadha.
Duke folur të martën me liderët e biznesit global që marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, të Zvicrës, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se pesë miliardë euro (5.4 miliardë dollarë) në muaj do të nevojiteshin për të rindërtuar vendin, ndërsa ai i ka kërkuar audiencës të shkurtonte plotësisht tregtinë me Rusinë.
Shefja e Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), Ursula von der Leyen, ka premtuar 10 miliardë euro (10.7 miliardë dollarë) ndihmë mikrofinanciare.
Por, blloku evropian nuk ka gjetur një zë të përbashkët në lidhje me një embargo ndaj naftës ruse me Hungarinë, që ende tregon kundërshtimin e saj. Në një letër të nënshkruar më 23 maj dhe të publikuar të martën, kryeministri hungarez, Viktor Orban, iu ka drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, duke thënë se embargo nuk duhet të diskutohet në samitin e javës së ardhshme të liderëve të bllokut. Më herët gjatë ditës, Von der Leyen ka thënë se shpresonte të siguronte embargon e naftës brenda “ditëve”.
Shefja e komisionit të BE-së është shprehur, gjithashtu, edhe për pasojat masive ndërkombëtare të luftës, duke përfshirë mungesat në rritje të ushqimit dhe rritjen e çmimeve në vendet në zhvillim që importojnë grurë ukrainas. Ajo ka bërë thirrje për bisedime me Moskën për zhbllokimin e eksporteve të grurit të bllokuar tashmë në Ukrainë, për shkak të bllokadës ruse në Detin e Zi.
“Nuk mund të jetë në interesin e Rusisë që për shkak të Rusisë njerëzit të vdesin nga uria në botë”, ka thënë Von der Leyen për agjencinë e lajmeve Reuters në anën e WEF.
Ndërsa më 22 maj, forcat ukrainase kanë ndërtuar një linjë të re mbrojtjeje përgjatë kufirit verior të pafortifikuar me Bjellorusinë mes shenjave të një sulmi tjetër.
Rusia kishte pushtuar Ukrainën përmes kufirit të Bjellorusisë në shkurt, kur ishte munduar të kapte kryeqytetin, Kiev.
Më 10 maj, shefi i ushtrisë së Bjellorusisë, Viktor Gulevich, kishte njoftuar vendosjen e forcave speciale dhe pajisjeve bjelloruse në përgjigje të asaj që ai e përshkroi si një “kërcënim jugor” nga Ukraina dhe NATO.
Pas fillimit të luftës në Ukrainë, shumë vendas u larguan nga vendet ku po jetonin. Sipas Komisionit të Lartë të OKB-së për refugjatët, rreth 5,133,747 ukrainas janë larguar nga vendi që prej fillimit të pushtimit të Rusisë më 24 shkurt.
Sipas Komisionit të Lartë të OKB-së, gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të refugjatëve që janë larguar nga vendi.