Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 2 mijë e 787 testime.
Betejën me Covid-19 e humbën 6 persona, ndërkaq janë regjistruar 232 raste të reja.
Nga 232 raste të infektimit, 38 janë riinfektime.
Ndërsa, të rikuperuar janë regjistruar, gjithsej, 221 pacientë brenda 24 orëve të fundit.
Raste aktive me COVID-19, sipas MSH-së, raportohet të jetë 1 mijë e 975.
Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 951 mijë e 621 testime të COVID-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 304 mijë e 878 pacientë, ndërsa i të shëruarve 293 mijë e 700, i vdekjeve 9 mijë e 203.