Këngëtarja e famshme dhe me rrënjë shqiptare, Dua Lipa, ka postuar në rrjetet sociale disa fotografi me kostum tradicional japonez.
Ajo dukej si një geisha.
Shqiptarja kishte veshur një kimono tradicionale shumëngjyrëshe dhe dekoroi flokët me lule me ngjyrë të portokalltë, teksa në dorë mbante një çadër dielli të kuqe.
Ajo në fotografi shihet duke përgatitur çaj tradicional japonez.
“E nisa udhëtimin tim në Tokio me ftesën më të ëmbël për një ceremoni 🍵🍥🌸🫘tradicionale çaji. Shumë e lumtur që jam këtuuuuuu!!!”, ka shkruar ajo në postim.
Geisha është një nga simbolet japoneze. Njihet si artiste performuese, që tradicionalisht është marrë me argëtim të mysafirëve nëpër ngjarje të ndryshme. Shquhen edhe për shumë mistere dhe grimin e veçantë.