Papa: Konflikti Izrael-Hamas ka kaluar në “terrorizëm”

Papa Françesku ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, duke theksuar se situata e ka tejkaluar nivelin e një lufte dhe është kthyer në "terrorizëm". Përmes komenteve të tij pas takimeve me familjarët e pengjeve izraelite dhe palestinezët në Rripin e Gazës, Papa Françesku bëri thirrje për një ndërprerje të tensioneve dhe për lutje, duke shprehur shqetësimin për vuajtjet e të dyja palëve në këtë konflikt

Tym i madh duke dalë nga ndërtesat në Rripin e Gazës pas sulmeve izraelite, 20 nëntor 2023.

Papa Françesku ka thënë të mërkurën se konflikti në mes të Izraelit dhe Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – e ka tejkaluar luftën edhe është bërë “terrorizëm”.

Ai i bëri këto komente pas takimeve ndarëse me familjarët e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi dhe me palestinezët që kanë familjarë në Rripin e Gazës.

Duke folur para audiencës së tij të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit pas takimeve në rezidencën e tij mëngjesin e së mërkurës, Françesku tha se dëgjoi nga afër se si “të dy palët janë duke vuajtur” në këtë konflikt.

“Kjo është ajo çfarë shkaktojnë luftërat. Por, këtu ne i kemi tejkaluar luftërat. Kjo nuk është luftë. Ky është terrorizëm”, tha Françesku.

Ai bëri thirrje për lutje në mënyrë që të dy palët nuk do “të vazhdonin me pasionet, të cilat, në fund, i vrasin të gjithë”.

Takimet dhe deklaratat e Françeskut vijnë disa orë pasi Qeveria e Izraelit dhe Hamasi u pajtuan për një ndërprerje katërditore të luftimeve, për të mundësuar lirimin e 50 pengjeve që po mbahen në Gazë, në shkëmbim të lirimit të 150 palestinezëve të burgosur në Izrael dhe të hyrjes së ndihmave humanitare në territorin e rrethuar, shkruan REL.

Izraeli e ka rrethuar Gazën dhe e ka bombarduar pareshtur prej se Hamasi kreu sulme në qytetet e Izraelit jugor, ku i vrau 1.200 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Prej atëherë, më shumë se 13.000 palestinezë, rreth 40 për qind fëmijë, janë vrarë në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika