Osmani pret në takim ambasadorin Hovenier

Presidentja Osmani ka pritur në takim ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier

Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Siç raporton Telegrafi, në takimin e rregullt javor që po mbahet sot diskutohen zhvillimet e fundit në vend, ato politike, të sigurisë etj.

Ndryshe, sot, Komisioni disiplinor ka marrë vendim që ta largojë nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, i cili është përfshirë në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit me dyshimet për korrupsion.

Kjo, pasi para tri javësh ShBA-ja mori vendim për sanksione ndaj Nexhat Krasniqit, ish-drejtorit të Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika