Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në njoftimin e Zyrës së Presidencës thuhet se Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin Hovenier, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend e rajon.
Ndër të tjera, siç thuhet në njoftim, gjatë takimit është diskutuar edhe për procesin e dialogut dhe situatën e sigurisë në vend.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend e rajon, procesin e dialogut dhe situatën e sigurisë në vend”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Po ashtu, sipas njoftimit, presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të për ta fuqizuar prezencën e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.