Analisti politik, Dibran Hoxha dhe anëtari i PSD-së, Nol Nushi, kanë polemizuar mes vete për temën e ripërcaktimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Hoxhës, shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje, por sipas tij, zgjidhja më e mirë është integrimi i serbëve që jetojnë në Kosovë.
“Shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje… për bindjet e PSD-së, vullnetet mëtojnë të shtyjnë shumëcka përpara. Vullneti i PSD-së do të duhej të ishte integrimi i serbëve në Kosovë dhe jo ripërcaktimi i kufijve. Kjo është ripërcaktim i kufijve, ngrutësim i pozicioneve dhe një doktrinë që dominon në Serbi, që thotë se duhet zaptuar territor sa është e mundshme”, tha ai.
Kurse Nushi tha se serbët e Kosovës nuk dëshirojnë të jetojnë në Kosovë dhe integrimi i tyre është shumë i vështirë.
Sipas tij, ripërcaktimi i kufijve është zgjidhja më e mirë e jo themelimi i Asociacionit.
“Është i rëndësishëm vullneti jonë për shkëmbim, por është më i rëndësishëm i njerëzve. Sot ka njerëz që nuk ka vullnet të jetojnë në Kosovë. Unë e besoj, me krejt matjet që kanë dalë, ata me shumë dëshirë do të jetonin në Serbi dhe nuk e duan Kosovën… Hendeku mes nesh si shumicë dhe serbëve si pakicë është zgjeruar dhe është i vështirë me kthy, nevojiten me dhjetëra vite përpjekje… Kjo do të ishte e mundshme nëse do të ishim në Skandinavi. Nuk e di cka bëhet as me një km katror me shkëmbim. Kur bëhet zgjidhja e shkëmbimit, duhet të ulemi bashkë gjithë shoqëria edhe me vnu cilat janë kushtet tona që të ndodhë ripërcaktimi i kufijve”, tha ai.