Të martën e 24 majit ku mbetën të vdekur shumë persona të pafajshëm, ndër ta ishte edhe Eva Mireles, një mësuese e klasës së katërt.
Megjithëse ende autoritetet nuk kanë identifikuar publikisht asnjë viktimë, Lydia Martinez Delgado, familjarja e mësueses, Eva Mireles ka thënë për CNN se mbesa e saj u vra.
Ajo në deklaratën e saj është shprehur se është e inatosur pas këtij sulmi, ku u vranë shumë fëmijë të pafajshëm.
“Jam e inatosur që këto të shtëna vazhdojnë, këta fëmijë janë të pafajshëm, pushkët nuk duhet të jenë lehtësisht të disponueshme për të gjithë. Ky është … vendlindja ime, një komunitet i vogël me më pak se 20,000 banorë,” tha ajo.
Ajo është shprehur se një gjë të tillë nuk do ta kishte imagjinuar kurrë, por gjithçka që mbetet për t’u bërë janë lutjet për vendin, shtetin, shkollat dhe veçanërisht familjet e të gjithë atyre që mbetën të vrarë pas këtij sulmi.
Eva Mireles ka qenë edukatore për 17 vjet.