Fillon seanca ndaj tre të dyshuarve për sulm ndaj Valon Sylës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, departamenti për krime të rënda, ka filluar seanca ndaj tre të akuzuarve për sulmin ndaj analistit dhe gazetarit Valon Syla. Në sallë janë të pranishëm të tre të akuzuarit, si dhe vetë Valon Syla, i shoqëruar nga mbrojtësi i tij. Në këtë seancë pritet të dëgjohet dëshmia e gazetarit Ilir Mirena, i cili ishte prezent gjatë momentit të sulmit ndaj Sylës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin për krime të rënda, ka filluar seanca ndaj e tre të akuzarve për sulm ndaj analistit dhe gazetarit Valon Syla.

Të pranishëm në sallë janë tre të akuzuarit si edhe Valon Syla nga ana tjetër me mbrojtësin e tij.

Në këtë seancë pritet të dëgjohet dëshmia e gazetarit Ilir Mirena, i cili ishte prezent në momentin e sulmit ndaj Sylës.

Ndryshe, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ishte mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarve Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani, të cilët akuzohen për sulm ndaj gazetarit Valon Syla.

Gjatë leximit të aktakuzës nga prokurorja speciale, Fikrije Fejzullahu, të akuzuarit nuk u ngritën në këmbë.

Kurse, kur u pyetën se përse nuk u ngritën në këmbë nga gjykatësja Violeta Namani, ata pretenduan se është “jashtë rregullave fetare”.

Më pas, gjykatësja ka theksuar se nuk e sheh të domosdoshme që të akuzuarit të ngrihen në këmbë dhe se të njëjtit do të ngrihen kur t’u lexohet aktakuza.

E gjithë kjo ndodhi pasi prokurorja speciale kërkoi që të konstatohet nga gjykatësja Violeta Namani se cilat janë arsyet e mosrespektimit të rregullave procedurale.

Gjykimi po vazhdon me deklarimin e të akuzuarve lidhur me akuzën.

Më poshtë mund të gjeni disa prova të marra nga Policia e Kosovës rreth sulmit të të akuzuarve ndaj Valon Sylës.

Pamje nga lokali ku u sulmua gazetari Valon Syla. Në foto ora e njërit nga sulmuesit dhe palloma me njolla gjaku të gazetarit Syla (Foto: Ridvan Emini)
Pamje nga lokali ku u sulmua gazetari Valon Syla (Foto: Ridvan Emini)

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika