Sjellja e Pjetër Shalës nuk i ka pëlqyer kryetares së trupit gjykues Mappie Veldt-Foglia.
Në seancën ku dëshmitare është deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, gjykatësja i është drejtuar Pjetër Shalës duke e paralajmëruar se do t’ia ndërpresë videolidhjen nëse “veproni në mënyrë të papërshtatshme.
“Nëse veproni në mënyrë të papërshtatshme do t’ju ndërpresim videolidhjen dhe do ta ndiqni procesin nga një vend tjetër prej ku nuk mund të flisni më me trupin gjykues, dhe këtu do të përfaqësoheni vetëm nga mbrojtja. Bëni kujdes me gjuhën që përdorni”, ka thënë ajo.
Seanca pastaj vazhdoi e mbyllur për publikun.