Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë duke marrë pjesë në tryezën e quajtur “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” që ka nisur sot në orën 07:30.
Në këtë tryezë, e cila është duke u mbajtur në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, krerët e dy vendeve fqinje janë duke u përballur si pjesë e panelit.
Fotografi nga ky takim janë publikuar nga Qeveria e Malit të Zi, ku prezent është edhe kryeministri Dritan Abazoviq.
“Nis takimi në nivel të lartë i kryeministrit Dritan Abazoviq, së bashku me liderë rajonalë dhe evropianë nga bota e politikës dhe biznesit, si dhe përfaqësues të shumë organizatave ndërkombëtare, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos”, thuhet në njoftim.
Në agjendën e publikuar nga Banka Evropiane për Investime, është bërë e ditur se në takim do të jetë e pranishme edhe nënkryetarja e këtij institucioni, Gelsomina Vigliotti.
Kryeministri Abazoviq, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror, ka takuar Vuçiqin ku ka deklaruar se shteti malazez po bën çdo përpjekje për të promovuar një politikë të bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës më të mirë ekonomike në Ballkanin Perëndimor.
“Marrëdhëniet me Serbinë janë prioritet – ne jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët” ka shkruar Abazoviq në rrejtin social Twitter, trasnmeton Portali D.
#MNE🇲🇪 ulaže maksimalne napore da se na Zapadnom Balkanu promoviše politika regionalne saradnje, pomirenja, suživota, bolje ekonomske povezanosti.
Odnosi sa 🇷🇸 prioritetni – spremni smo na intezivnu saradnju u svim oblastima od zajedničkog interesa. Sastanak na @wef sa @avucic. pic.twitter.com/QhCu7EA8uV
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) May 25, 2022
Gjithashtu, Abazoviq ka takuar edhe presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Nga ky takim është shprehur gatishmëria për avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke theksuar mundësitë potenciale për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.
Ata kanë rikonfirmuar përkushtimin e tyre për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin rajonal, përmes forcimit të vazhdueshëm të proceseve demokratike dhe partneritetit të zgjeruar ndërkombëtar.
Pas vizitës së tij në Shtetet e bashkuara të Amerikës, kryeministri Kurti tashmë po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë.
Počinje sastanak na visokom nivou predsjednika Vlade @DritanAbazovic, zajedno sa regionalnim i evropskim liderima iz svijeta politike i biznisa, kao i predstavnika brojnim međunarodnih organizacina, na Svjetskom ekonomskom forumu @Davos, iza zatvorenih vrata.#WorldEconomicForum pic.twitter.com/YOlcvWFs7n
— Vlada Crne Gore (@VladaCG) May 25, 2022