Zëvendësministrja Gashi: Avancimi i rolit të mësuesit dhe institucionalizimi i gjuhës shqipe në diasporë është i domosdoshëm

Republika e Kosovës në këtë Samit u përfaqësua nga Presidentja Vjosa Osmani, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, si dhe Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Në Tiranë u zhvillua Samiti i Tretë i Diasporës, me pjesëmarrjen e personaliteteve shtetërore dhe politike, përfaqësues të rajoneve italiane ku shtrihet komuniteti arbëresh, përfaqësues nga diaspora, akademikë, studiues, gazetarë dhe artistë, të cilët u bashkuan për ta diskutuar koordinimin e aktiviteteve në dobi të zhvillimit të përbashkët të shqiptarëve në diasporë.

Republika e Kosovës, në këtë Samit u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, si dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Në panelin me temën “Politikat shtetërore në mbështetje të mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë” u diskutua për mësimin plotësues të gjuhës shqipe, rolin e mësuesve, tekstet mësimore dhe unifikimin e tyre, platformën digjitale, kurrikulën dhe organizimet e përbashkëta për trajnimin dhe kualifikimin e mësuesve në diasporë, si dhe për rolin e mediave në përçimin e gjuhës shqipe te brezat e rinj të shqiptarëve në diasporë.

Në fjalën e saj, zëvendësministrja Liza Gashi, duke folur për rëndësinë e kësaj teme dhe angazhimin institucional, përmendi disa nga prioritetet për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë. Si hap shumë të rëndësishëm në këtë drejtim, zëvendësministrja Gashi theksoi institucionalizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, digjitalizimin e teksteve mësimore, krijimin e një platforme digjitale me qëllim të mësimit dhe praktikimit të gjuhës shqipe, duke fuqizuar edhe rolin e mësimdhënësit përmes një marrëveshje të përbashkët për bashkëfinancimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në mërgatë.

Me këtë rast, zëvendësministrja Gashi theksoi se interesimi i nxënësve shqiptarë në diasporë do të ishte shumë më i madh nëse institucionalizohet dhe çertifikohet gjuha shqipe. Ajo gjithashtu foli edhe për rëndësinë e krijimit të kuadrove të reja që të bëhen pjesë e programeve intensive për mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe shprehu mirënjohjen për mësuesit në diasporë për punën e madhe që kanë bërë në baza vullnetare ndër vite.

Zëvendësministrja Gashi në mbyllje të fjalimit të saj theksoi nevojën e një plani të përbashkët rreth avancimit të mëtejmë të nismave konkrete që mbështeten nga të dyja palët për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe përfshirjes së kuadrove të reja në diasporë.

 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika