Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të presë në takim sot ministren e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës të Belgjikës, Hadja Lahbib.
Takimi do të zhvillohet brenda hapësirave të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Pas takimit në mes të ministres Gërvalla dhe ministres Lahbib do të ketë konferencë për media.