“Izolimi” i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Kurti: Po punojmë, por jemi të kufizuar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se mundësitë janë të kufizuara për ndikim në vendimin e Gjykatës Speciale pas vendimit që të akuzuarve Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit t’u pezullohet përkohësisht çdo komunikim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është informuar nga gruaja e Rexhep Selimit se ish-krerëve të UÇK-së u është pezulluar kontakti me vizitorët.

Kurti për media tha se bashkë me kryekuvendarin Glauk Konjufca po punojnë në këtë drejtim, por, sipas tij, mundësitë janë të kufizuara sa i përket ndikimit të Gjykata Speciale.

“Sigurisht që bëhet fjalë për zhvillim negativ, meqenëse e pësojnë familjet më të dashurit e atyre që po mbahen mbi 3 vjet në Hagë”.

“Unë këtë dje e kam marrë vesh nga deputetja Shqipe Selimi që është bashkëshortja e gjeneralit të UÇK-së, Rexhep Selimi, dhe njëkohësisht e kemi diskutuar edhe me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufcën, këtë zhvillim negativ. Ju e dini që ne i kemi mundësitë e kufizuara për të pasur çfarëdo ndikimi, mirëpo natyrisht jemi duke menduar se si mund të ndihmojmë”.

Qendra e Paraburgimit e Gjykatës Speciale të Hagës i ka ndaluar të gjitha telefonatat dhe vizitat për ish-krerët e UÇK-së.

Specialja, të enjten, më 23 nëntor, bëri të ditur vendimin e përkohshëm teksa u bë e ditur se ky vendim u mor pas kërkesës së Zyrës së Prokurorit së Specializuar, që tha se të akuzuarit kanë shkelur urdhrat e trupit gjykues, duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe/ose shpërndarjen e përmbajtjes së dëshmisë konfidenciale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika