Balta e stadiumit “Fadil Vokrri” e “papërshtatshme” për të zhvilluar ndeshje, Ballkani zhvendoset tek “Air Albania”

Gjendja shumë e keqe e fushës në stadiumin “ Fadil Vokrri” në Prishtinë, ka bërë që Ballkani të detyrohet që ndeshjen e ardhshme të Ligës së Konferencës ta zhvillojë në Tiranë

Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtiinë

UEFA ka vendosur që ndeshja e Ligës së Konferencës ndërmjet Ballkanit dhe Viktoria Plzen të mos luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Mirëmbajtja e stadiumit në kryeqytet është në gjendje të “mjerueshme” pas ndeshjes së zhvilluar të Kosovës si nikoqire e Izraelit dhe Bjellorusisë, ka bërë që ndeshjet e radhës për Ligën e Konferencës të mos zhvillohen aty, por të zhvendosen te stadiumet që i plotësojnë kushtet “minimale”.

Së pari, Kosova i mposhti izraelitët me rezultat 1-0, ndërsa me të njëjtin rezultat u mposht nga Bjellorusia.

Ndeshja do të zhvillohet në Air Albania në Tiranë, ndërsa opsion tjetër ishte edhe Arena e Kukësit.

UEFA

Ndeshja Ballkani – Pilsen do të luhet të enjten e ardhshme, skuadra çeke tashmë e ka siguruar fazën eliminatore, ndërsa Ballkani po luftojnë për vendin e dytë me Astanan dhe Dinamon e Zagrebit.

Ndryshe, sa i përket mirëmbajtjes së stadiumit, “Stallë derrash” e cilësoi lojtari më i njohur izraelit, Eran Zahevi, fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, pas lojës me Kosovën të dielën e 12 nëntorit.

Ky deklarim i tij e fusha e mjerueshme nxiti reagime të shumta në opinionin publik, e mbi të gjitha ngriti dilemën se kush duhet të jetë përgjegjës për stadiumin që mban emrin e legjendës Fadil Vokrri.

Në lojë për mirëmbajtjen e “Fadil Vokrrit” ishin Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe komuna e Prishtinës, kështu Dukagjini dërgoi pyetje në adresat e të dyjave. E, FFK-ja e komuna e Prishtinës u përgjigjen me njoftime publike.

FFK-ja e udhëheqësia e Prishtinës ashtu si në futboll ia “gjuajtën topin” njëra-tjetrës, në lidhje me përgjegjësinë e mirëmbajtjes së fushës “Fadil Vokrri”.

Përmes një postimi në Facebook, komuna e Prishtinës reagoi duke thënë se mirëmbajtja e stadiumit nuk është përgjegjësi e tyre, por obligim i Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Ju informojmë se mirëmbajtja e stadiumit të futbollit “Fadil Vokrri” nuk është përgjegjësi e kryeqytetit Prishtina, por është obligim i Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftim, duke e bazuar këtë në nenin Memorandumin e Bashkëpunimit të lidhur ndërmjet kryeqytetit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Kjo përgjegjësi është e rregulluar me nenin 3, paragrafi 1.3. të Memorandumit të Bashkëpunimit të lidhur ndërmjet kryeqytetit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës me datën 30 dhjetor 2022″, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nuk vonoi shumë as reagimi i FFK-së, që refuzoi se ka marrë barrën për gjendjen e fushës.

“Shumëkush nuk ngurroi që shigjetat për gjendjen e fushës t’i hedhë në një drejtim. Por, është e rëndësishme të theksohet se ky stadium nuk është pronë e FFK-së dhe kjo ka sjellë sfida të mëdha financiare për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tij”, thuhej fillimisht në komunikatën e FFK-së.

FFK-ja deklaroi se stadiumin e kanë marrë nën menaxhim në kushte të mjerueshme, duke thënë se komuna nuk i ka paguar punëtorët të cilët janë të angazhuar për mirëmbajtjen e terrenit.

“FFK e ka marrë nën menaxhim stadiumin në kushte të mjerueshme, atëherë kur askush as nga institucionet e as nga organizatat sportive nuk ka pasur as vullnet e as gatishmëri për të marrë nën menaxhim këtë impiant sportiv. Jemi të vetëdijshëm se në situata të tilla më e lehta është hedhja e fajit tek tjetri, por nuk duhet harruar faktin se në çfarë gjendje është marrë stadiumi”, thuhej në reagimin e tyre.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika