Ndahet nga jeta Feim Elshani

Ka vdekur sot Feim Elshani nga fshati Nagac i Rahovecit.

Një ditë më parë kishte pësuar plagë pasi shtëpia e tij u përfshi nga zjarri.

Fillimisht, ai ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe më pastaj është transferuar në QKUK për trajtim, ku dhe ka vdekur. Dyshohet se zjarri në shtëpi ka shpërthyer dje pasdite si pasojë e bombolave të gazit.

Elshani kishte dëshmuar për krimet serbe para Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit në Hagë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika