Stadiumi “Fadil Vokrri” mbyllet, FFK-ja “arsyetohet” për baltën e shumëpërfolur

Në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk do të luhen ndeshje futbolli të paktën deri në verën e vitit të ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur të premten mbrëma Federata e Futbollit e Kosovës

Foto: Kallxo.com

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se stadiumi “Fadil Vokrri” nuk do të jetë të paktën deri në pranverën e vitit të ardhshëm fushë e cila i grumbullon futbollistët për aktivitete sportive.

FFK-ja doli me reagim pasi UEFA nuk e lejoi Ballkanin që të luajë në “Fadil Vokrri” ndeshjen e së enjtes ndaj Viktoria Plzenit.

“Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Sportit, do të bëjnë renovimin e plotë të fushës në këtë stadium, investim ky i cili do të kryhet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas njoftimit, thuhet se kreu i FFK-së, Agim Ademi dhe ministri Hajrulla Çeku janë dakorduar për ta transformuar tapetin e këtij stadiumi në fushë hibride të nivelit më të lartë, “teksa do të fillohet me punë që nga baza e fushës: drenazhimi, sistemi i ri i ujitjes si dhe për herë të parë kjo fushë do të ketë edhe sistemin e ngrohjes”.

FFK-ja po ashtu e ka arsyetuar gjendjen aktuale të fushës në stadiumin e kryeqytetit duke theksuar se deri te kjo situatë është ardhur për shkak të ngarkesës së madhe të kësaj fushe, ngase “Fadil Vokrri” është stadiumi i vetëm që është i kategorizuar nga UEFA. Dhe meqenëse nuk ka një stadium tjetër të standardeve të tilla, në këtë stadium është dashur të luhen të gjitha ndeshjet dhe atë pa pushim.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme UEFA ka vendosur që ndeshja e Ligës së Konferencës ndërmjet Ballkanit dhe Viktoria Plzen të mos luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndërsa, te reagimi i ekipit të FC Ballkanit lidhur me këtë vendim të UEFA-së, nuk e ka potencuar se pas gjendjes së keqe të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, është zhvendosur tek “Air Albania”. Por, sipas tyre, kualifikimi i Kombëtarës së Shqipërisë në Evropianin e 2024, “ndoshta” i sjell fat kampionit aktual të futbollit në Kosovë.

Lexo edhe këtë: Ballkani njofton se do të luajë në “Air Albania”, nuk e përmend “baltën” në stadiumin “Fadil Vokrri”

Ndryshe, sa i përket mirëmbajtjes së stadiumit, “Stallë derrash” e cilësoi lojtari më i njohur izraelit, Eran Zahevi, fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, pas lojës me Kosovën të dielën e 12 nëntorit.

Ky deklarim i tij e fusha e mjerueshme nxiti reagime të shumta në opinionin publik, e mbi të gjitha ngriti dilemën se kush duhet të jetë përgjegjës për stadiumin që mban emrin e legjendës Fadil Vokrri.

Në lojë për mirëmbajtjen e “Fadil Vokrrit” ishin Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe komuna e Prishtinës, kështu Dukagjini dërgoi pyetje në adresat e të dyjave. E, FFK-ja e komuna e Prishtinës u përgjigjen me njoftime publike.

FFK-ja e udhëheqësia e Prishtinës ashtu si në futboll ia “gjuajtën topin” njëra-tjetrës, në lidhje me përgjegjësinë e mirëmbajtjes së fushës “Fadil Vokrri”.

Përmes një postimi në Facebook, komuna e Prishtinës reagoi duke thënë se mirëmbajtja e stadiumit nuk është përgjegjësi e tyre, por obligim i Federatës së Futbollit të Kosovës.

FFK-ja ia hedh fajin kryeqytetit: Stadiumi nuk është pronë e jona

“Shumëkush nuk ngurroi që shigjetat për gjendjen e fushës t’i hedhë në një drejtim. Por, është e rëndësishme të theksohet se ky stadium nuk është pronë e FFK-së dhe kjo ka sjellë sfida të mëdha financiare për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tij”, thuhej fillimisht në komunikatën e FFK-së.

FFK-ja deklaroi se stadiumin e kanë marrë nën menaxhim në kushte të mjerueshme, duke thënë se komuna nuk i ka paguar punëtorët të cilët janë të angazhuar për mirëmbajtjen e terrenit.

“FFK e ka marrë nën menaxhim stadiumin në kushte të mjerueshme, atëherë kur askush as nga institucionet e as nga organizatat sportive nuk ka pasur as vullnet e as gatishmëri për të marrë nën menaxhim këtë impiant sportiv. Jemi të vetëdijshëm se në situata të tilla më e lehta është hedhja e fajit tek tjetri, por nuk duhet harruar faktin se në çfarë gjendje është marrë stadiumi”, thuhej në reagimin e tyre.

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika