Sot inaugurohet në kryeqytet busti i heroit kombëtar, Hasan Prishtina

Sot do të inaugurohet në kryeqytet busti i heroit kombëtar, Hasan Prishtina

Fondacioni “Hasan Prishtina” sot organizon në kryeqytetin e Kosovës, inaugurimin e bustit të heroit kombëtar, Hasan Prishtina.

Inaugurimi bëhet me rastin e dy jubileve, atë të 150-vjetorit të lindjes dhe 90-vjetorit të vrasjes së ideologut, intelektualit e atdhetarit të shquar shqiptar, i cili kishte lindur më 1873 në Vushtrri.

Pjesë e këtij inaugurimi do të jenë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj; kryeministri i Kosovës, Albin Kurti; kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, deputetë nga Kuvendi i Kosovës dhe Shqipërisë, pasardhësi i Gjergj Kastriotit, Loris Kastrioti – Skënderbeu II, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj dhe të ftuar të tjerë.

Një javë më parë, më 18 nëntor, në bashkëpunim me Bashkinë e Dibrës, në Peshkopi u inaugurua busti Hasan Prishtina në Peshkopi.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika