Një person është gjetur i shtrirë në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë nga një dëshmitar rasti i cili më pas është dërguar në QKUK ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili është dërguar në QKUK, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.