Një punëtor i sigurimit është arrestuar në një market në Mitrovicë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një konsumator.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë.
Pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës, i cili pastaj me një mjet të fortë dyshohet të ketë dëmtuar tetë dritare të objektit.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, punëtori i sigurimit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“I dyshuari mashkull kosovar –konsumator, derisa ka qenë në market, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar –sigurim i marketit dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. I lënduari me në mjetë të fort ka dëmtuar tetë dritare të objektit. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit (punëtori i sigurimit) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.