Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i shtrirë në rrugë në fshatin Komoran nga disa kalimtarë ku më pas nga ekipi mjekësor u konstatua se ka vdekur.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtar. I njëjti është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gllogoc është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport.