“Publikoje, mos e publiko” – Loja Kosovë-BE për statutin sekret të Asociacionit

Pas kërkesës së Kurtit që përmbajtjen e draftit të Asociacionit ta publikojë BE-ja, njohësit e rrethanave politike po vlerësojnë që kjo përgjegjësi i takon palëve, në këtë rast edhe Kosovës. Ndërsa BE-ja ka bërë me dije se aktualisht nuk do ta bëjë një gjë të tillë

Pas presionit të vazhdueshëm publik që draft-statuti i Asociacionit t’i tregohet opinionit, shefi i qeverisë se u detyrua të japë një shpjegim.

Albin Kurti një ditë më parë duke hequr përgjegjësinë nga vetja tha se publikimi i draftit i takon hartuesve të tij, pra shteteve të BE-së.

Por ky institucion i ka thënë Dukagjinit se aktualisht nuk e ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.

“Propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike janë në vazhdim. Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht dhe as nuk marrim pjesë në shkëmbime publike për to, ndërkohë që ato diskutohen. Të njëjtën gjë presim edhe nga partnerët, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet”, kanë thënë nga Bashkimi Evropian.

Megjithëkëtë ndryshe mendon profesori universitar, Milazim Krasniqi.

Sipas tij, me të drejtë kërkohet publikimi i draftit që të ketë mundësi shqyrtimi.

“Nuk ka fare kuptim që një dokument legal i Bashkimit Evropian të mbahet i fshehtë, aq më tepër që kjo ka kriju konfuzion të madh në shoqëri, edhe për shkak të deklaratave konfuze që japin krerët shtetëror, ndryshe flet presidentja, ndryshe kryeministri, ndryshe ministrja e jashtme. Kështu që në këtë rast mendoj se duhet të bëhet publik sa më parë dhe jo vetëm të bëhet publik, por të diskutohet për të sepse në fakt diskutohet për fatet e vendit”, ka deklaruar profesori universitar, Milazim Krasniqi.
Se publikimi i një drafti të tillë nuk i takon BE-së, por Kosovës dhe Serbisë si pranuese të tij, e thotë ligjëruesi Abit Hoxha.

Sipas tij çdo dakordim i krerëve shtetërorë bëhet në emër të popullit.

“Mospublikimi i dokumentit është vetëm ikje nga presioni publik, se çfarëdo dokumenti që të jetë edhe më i miri në botë, do të ketë presion të madh publik, e sa i përket asaj se kush duhet ta publikojë, edhe nëse BE-ja e ka hartuar, ajo nuk është pronë e BE-së, marrëveshja është mes dy shteteve”, është shprehur ligjëruesi universitar, Abit Hoxha.

Drafti i statutit të Asociacionit është pjesë e një plani të ri evropian për zbatimin e marrëveshjes bazike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika