Një shpërthim e një granate dore është dëgjuar në mesnatën e së dielës në veri të Mitrovicës.
Këtë për portali Dukagjini e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Ai ka njoftuar se nuk ka lëndime në njerëz, por ka dëme të vogla materiale.
Rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Rreth orës 01.00 dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugë në rrugën Perandori Dushan në Mitrovica Veriore. Dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie. Nuk ka lëndime në njerëz. Policia pas konsultimit me Prokuror ka hap rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Elshani.