Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, njëherësh edhe drejtor i Institutit “Octopus” ka publikuar një video, ku shihet patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Profrije, duke kënduar këngë nacionaliste.
Musliu, përmes një postimi në “X” ka thënë se patriarku po këndon, duke rritë agresionin e shtetit serb ndaj Kosovës.
“Patriarku i kishës, Porfirije këndon këngë nacionaliste, duke rritur në të njëjtën kohë agresionin e Serbisë ndaj Kosovës”, ka shkruar Musliu.
🇷🇸 #church patriarch #Porfirije sing nationalist songs, increasing at the same time aggression of #Serbia toward #Kosovo! pic.twitter.com/3Bi08iklPh
— Agim Musliu (@agim_musliu) November 26, 2023