Policia e Kosovës (PK) përmes publikimit të fotografisë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një 24-vjeçari, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksident trafiku me fatalitet.
Sipas një njoftimi zyrtar, personi i kërkuar është Aaron Rexhaj, i lindur më 5 maj 1999, në Paderborn të Gjermanisë.
Në kouminkatën e Policisë thuhet se ai tani është me vendbanim në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar për shkaktim të aksidentit me fatalitet në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndryshe, Policia të dielën ka njoftuar se një këmbësor 41-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë, teksa ngasësisi ka ikur nga vendi i ngjarjes.