Stuhia e borës lë pa rrymë Ukrainën

Një stuhi e fuqishme ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 2.000 qytete dhe fshatra në Ukrainë, e cila është ende në gjendje shkatërrimi nga lufta. Qeveria u shpreh se ky incident ka shtuar presionin ndaj sistemit të shpërndarjes së rrymës, i cili është i brishtë

Ekipet emergjente duke nxjerr nga dëbora një makinë të bllokuar në rajonin e Odesës.

Një stuhi bore ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 2.000 qytete dhe fshatra në Ukrainën e shkatërruar nga lufta, tha Qeveria më 27 nëntor, duke rritur presionin ndaj sistemit të shpërndarjes së rrymës, që veçse është i brishtë.

Infrastruktura e energjisë është shënjestruar vazhdimisht nga forcat ruse dhe Kievi ka paralajmëruar se Moska po përgatitet për sulme të reja ndaj ndërtesave kyçe të energjisë gjatë këtij dimri.

“Në total, 2.019 vendbanime në 16 rajone janë shkëputur nga sistemi i energjisë”, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Të paktën 1.370 kamionë me mallra dhe 840 makina janë dëmtuar për shkak të dëborës, që në disa rajone ka arritur deri në dy metra.

Sipas Ministrisë së Brendshme, pjesa jugore dhe qendrore e Ukrainës është goditur më së keqi.

Mbi 1.500 punëtorë të shpëtimit janë përfshirë në përpjekjet për të larguar dëborën, por edhe makinat e bllokuar nëpër rrugë.

Kompania pritave e energjisë në Ukrainë, DTEK, tha të hënën se ka arritur të kyçë sërish në sistemin energjetik pothuajse 250 vendbanime.

Në qytetin jugor të Odesës, që ka qenë subjekt i sulmeve të vazhdueshme ruse, autoritetet thanë se kanë ndihmuar 1.624 persona që ishin bllokuar për shkak të dëborës, shkruan REL.

Autoritetet rajonale thanë se temperaturat kanë rënë në minus dhe erërat po fryjnë deri në 72 kilometra në orë.

Rusia – që ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar – dimrin e kaluar sulmoi pareshtur sistemin energjetik të Ukrainës, duke lënë miliona ukrainas pa rrymë për periudha të gjata kohore gjatë ditëve të ftohta të dimrit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika