Për nder të viktimave në Teksas, Ambasada amerikane në Prishtinë ngreh në gjysmështizë flamurin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka vendosur flamurin në gjysmështizë, për të nderuar viktimat nga sulmi në Teksas

Flamuri i SHBA-së

Për nder të viktimave në Teksas, Ambasada amerikane në Prishtinë ngreh në gjysmështizë flamurin

Pas raportimit të sulmit në Teksas, ku mbetën të vrarë të paktën 21 persona, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka vendosur flamurin në gjysmështizë, për të nderuar viktimat.

Në këtë sulm është vrarë edhe sulmuesi, që gjithashtu ishte nxënës i shkollës ku kreu sulmin.

“Sot flamuri ynë fluturon në gjysmështizë për të nderuar viktimat e akteve të pakuptimta të dhunës të kryera nga një person i armatosur në shkollën fillore Robb në Uvalde”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-ve.

Biden mban fjalim për vrasjet masive të 24 majit në Teksas

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden është deklaruar pas të shtënave në një shkollë fillore në jug të Teksasit, ku 18-vjeçari Salvador Ramos vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur, duke theksuar se shpreson që kurrë më nuk do t’i duhet t’i drejtohet kombit për ngjarje të tilla.

Duke komentuar ngjarjen në Teksas, Biden ka thënë se në Shtetet e Bashkuara ka ndodhur një masakër.

“Nxënës të mrekullueshëm, të klasës së parë, tretë dhe katërt. E sa fëmijë të vegjël të tjerë ishin dëshmitarë të asaj se çfarë ka ndodhur, kanë parë shokët e shoqet duke vdekur. Sikur të ishin në fushëbetejë për hir të Perëndisë”, ka shtuar Biden.

Të shtënat masive ndodhën në momentin kur Joe Biden po kthehej nga udhëtimi zyrtar në Azi.

Në fund të fjalimit, ai ka theksuar se është lodhur nga ngjarje të tilla, dhe se shteti duhet të veprojë.

“Si komb duhet të pyesim. Kur do t’i kundërvihemi lobimit të armëve? Kur do të bëjmë atë çfarë dimë të bëjmë”, ka shtuar Biden.

Gjithashtu, ka bërë të ditur se kanë kaluar 3.448 ditë, që kur sulmuesi i armatosur në vitin 2012 kreu masakër në një shkollë të mesme duke vrarë 26 persona – përfshirë 20 nxënës të vitit të parë.

Prej atëherë janë raportuar mbi 900 incidente që kanë lidhje me të shtënat nëpër shkolla. Biden shfrytëzoi rastin që t’i bëjë thirrje Kongresit amerikan që të miratojë ligje të tjera për armët.

“Nuk mund të parandalojmë çdo tragjedi, por e dimë se masat e kufizuara të armëve veprojnë dhe kanë ndikim pozitiv. Ideja që një 18-vjeçar mund të futet në dyqan dhe të blejë pushkë, është shumë e gabuar”, ka thënë për fund i pari i shtetit më të fuqishëm në botë.

Ndërsa, guvernatori i Teksasit, Greg Abott e ka quajtur sulmin ”të pakuptueshëm” ku vdiqën 16 persona, në mesin e tyre edhe i dyshuari 18-vjeçar, i cili është vrarë nga policia.

Ky rast ka ndodhur në Uvalde, në jug-perëndim të shtetit, ditën e martë të 24 majit.

Autori i armatosur nga Uvalde, ka qëlluar dhe ka vrarë në mënyrë të pakuptueshme 21 persona, pastaj edhe 18-vjeçari u vra nga oficerët kundërpërgjegjës, ka thënë Abott.

Spitali përkujtimor në Uvalde ka bërë të ditur se janë pritur 13 fëmijë me ambulancë për trajtim, ata kanë bërë të ditur se dy studentë vdiqën, ndërsa në një spital tjetër, në Spitalin Universitar, një grua 66-vjeçare ishte në gjendje të keqe.

Ky sulm erdhi disa ditë pas sulmit në një supermarket në Buffalo të Neë York-ut, ku ishin vrarë rreth 10 persona.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika