Durmishi: Rruga Prishtinë – Podujevë përfundon vitin e ardhshëm

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka deklaruar se rruga Prishtinë – Podujevë pritet të përfundojë vitin e ardhshëm. Në krahasim me rrugët e tjera, si Prishtinë - Mitrovicë dhe Prishtinë - Gjilan, ai vlerëson se punimet në këtë rrugë janë shumë më përparimtare, duke theksuar se e kanë filluar vetë si ministri dhe nuk e kanë trashëguar nga qeveritë e mëparshme

Hysen Durmishi, zëvendësministër i Infrastrukturës

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se rruga Prishtinë – Podujevë pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

Ndryshe, nga rrugët Prishtinë – Mitrovicë dhe ajo Prishtinë – Gjilan, Durmishi ka theksuar se me rrugën Prishtinë – Podujevë janë më mirë, pasi e kanë filluar vetë si Ministri dhe nuk e kanë trashëguar nga Qeveritë e kaluara.

“Prishtinë – Podujevë jemi shumë më mirë, sepse e kemi filluar që nga fillimi ne. Prej fazës së projektimit dhe jemi kujdes që mos me pas probleme. Njëjtë jemi kujdes në projektet e reja që fillojnë, ka me pas tjetër dinamikë, ka me pas mbikëqyrje të jashtë profesionale që të kujdesimi që projekti të kryhet në afat. Rruga Prishtinë – Podujevë përfundon vitin tjetër. Komplet përfundon vitin tjetër. Sepse kontrata ma e madhe i ka 365 ditë pune, kështu që brenda këtij afati përfundon, gjithsesi vitin tjetër e gjen të përfunduar rrugën Prishtinë – Podujevë” ka thënë Durmishi.

Gjithashtu, Durmishi ka folur edhe për rrugën Prishtinë – Mitrovicë dhe atë Prishtinë – Podujevë.

Edhe rruga Prishtinë – Mitrovicë pritet të përfundojë vitin e ardhshëm ka theksuar Durimishi.

“Prishtinë – Mitrovicë ka zgjatur, kjo çështje deri sa është shkëput kontrata, deri sa është përzgjedhur kompania ndërkombëtare mbikëqyrëse. Tash jemi në fazën e përzgjedhjes së operatori ekonomik dhe afati i kryerjes së punimeve është një vit kalendarik. Jo ditë pune, por një vit kalendarik. Ditën kur nënshkruhet kontrata, operatori ekonomik e ka afatin 1 vit për me përfundua komplet rrugën Prishtinë – Mitrovicë dhe po shpresojmë që të nënshkruar kontratën shpejt, asi jemi në fazën finale. Në mënyrë që në fundin e vitin të ardhshëm ta kemi të përfunduara Prishtinë  -Mitrovicë. Atje shpronësimet janë të përfunduara të gjitha edhe pagesat janë të përfunduara.

Njëjtë është edhe Prishtinë – Gjilan, e kemi ndarë buxhetin komplet… kështu që krahas zhvillimeve të punimeve në pjesën e parë në Bresalc, ne do ta fillojmë menjëherë në pranverë procedurën për pjesën deri te kufiri”, ka thënë Durmishi.

Ministria e Aliut do të operojë me mbi 260 milionë euro për vitin 2024, mbi 5 milionë euro do të jenët për paga dhe mëditje.

“Për vitin 2024, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të operojë me buxhet në vlerë prej 265,445,995.00€, ku prej tyre:

Paga dhe Mëditje – 5,212,527.00€
Mallra dhe Shërbime-34,940,148.00€
Subvencione dhe Transfere-1,643,814.00€, si dhe
Investime Kapitale-223,168,016.00€, si dhe
Shpenzime Komunale-481,490.00€”, ka bërë të ditur Aliu.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika