Atleti kosovar, Erzen Zyberaj, ka nisur vrapimin prej 260 kilometrash nga Prishtinë për në Tiranë, për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Para nisjes, ai është takuar me të parin e Prishtinës, Përparim Ramës, i cili the se ky vrapim është një shprehje e dashurisë dhe respekt ndaj flamurit kombëtar.
“Urova rrugëtim të mbarë atletit të pasionuar Erzen Zyberaj, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar! Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bën një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, ka shkruar Rama në Facebook.