Një pjesë e kryeqytetit të Kosovës ka mbetur pa furnizim të energjisë elektrike.
Kështu bëri të ditur Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), në njoftimin e të cilës thuhet se “për shkak të shkyçjes emergjente, respektivisht ndërrimit të transformatorëve rrymorë, një pjese të Prishtinës tashmë i është ndalur furnizimi me energji elektrike”.
KEDS ka treguar edhe lagjet ku është ndërprerë energjia elektrike.
“Punimet për ndërrimin e këtyre transformatorëve filluan në ora 13:00. Kjo shkyçje emergjente afekton pjesërisht konsumatorët që jetojnë në rrugët: Robert Doll, Pasko Vasha, Justiniani, Garibaldi, Tirana dhe Bill Clinton”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e tyre nuk tregohet saktë se kur do të rikthehet furnizimi me energji elektrike.
“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë të afektuar nga këto punime, për çka ju sigurojmë se furnizimi i rregullt me energji elektrike do t’u rikthehet brenda një afati sa më optimal”, thuhet në njoftim.