Izraeli dhe Hamasi janë dakorduar që të zgjasin armëpushimin e tyre edhe për dy ditë të tjera, sipas zyrtarëve në Katar që ndihmuan në negocimin e armëpushimit fillestar, pasi zyrtarët izraelitë sinjalizuan se shkëmbimi i katërt i pengjeve dhe i të burgosurve do të vazhdojë të hënën.
Siç shkruan The NyTimes, Majed Al-Ansari, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, i cili ka ndihmuar në ndërmjetësimin e bisedimeve që çuan në pauzën fillestare të luftimeve, tha se një “marrëveshje është arritur për të zgjatur armëpushimin humanitar për dy ditë të tjera në Rripin e Gazës”.
Deri më tani 39 pengje izraelite janë liruar dhe 117 palestinezë që gjendeshin në burgjet izraelite.
Po ashtu, u liruan edhe një numër i pengjeve të huaja nga Hamasi.
Lufta Izrael – Hamas nisi më 7 tetor, kur militantët e Hamasit u futën brenda territorit izraelit duke vrarë 1200 persona e marrë 240 pengje.