Kulmi i acarimit të raporteve ndërmjet dy kryeministrave shqiptar, Edi Ramës e Albin Kurti ndodhi në mes të këtij viti.
Derisa gjithçka ishte bërë gati për mbledhjen tradicionale të dy qeverive që pritej të mbahej në Gjakovë, ajo u anulua një anshëm nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Pikërisht Gjakova, para festës së flamurit, ka pritur delegacione nga Shqipëria, në kuadër të Forumin e Zhvillimit Rajonal ndërmjet dy shteteve.
Aty mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ku foli për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur deri tani ndërmjet dy shteteve, duke theksuar se asnjë qeveri, nuk ka bërë më shumë.
“Nga gjithsej 184 marrëveshje, vetëm gjatë këtyre dy viteve e gjysmë midis dy qeverive, të dy republikave tona, janë arritur dhe vën në zbatim 58 marrëveshje të reja, ose gati 1/3 e të gjitha marrëveshjeve. Me ritëm gati katër herë më të shpejtë se gjatë gjithë viteve të mëparshme…”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Duke uruar, 28 nëntorin Kurti, ka treguar se gjatë së martës do të qëndrojnë në Shqipëri, por i është shmangjur përgjigjes nëse do të takohet me homologun e tij, Edi Rama.
Ai, megjithatë permendi dy nga projektet e ardhshme që sipas tij janë më të rëndësishmet për të dyja vendet.
Derisa për qëllimin e forumit, foli ministri për Zhvillim Rajonal Fikrim Damka.
Në fund të sesioneve që u mbajtën në qytetin e Gjakovës nga ky forum janë nxjerr edhe disa konkluzione, mes tjerash që edhe Ministria e Zhvillimit Rajonal të adresojë pabarazitë rajonale si dhe që të vazhdojë bashkëpunimi ndërkufitar mes dy vendeve.