Dy të lënduar nga aksidenti në Prishtinë

Në aksidentin e trafikut të ndodhur në afërsi të Qendrës së Studentëve në Prishtinë, në mbrëmjen e së hënës janë përfshirë dy vetura, dhe dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Foto: Kallxo.com

Një aksident trafiku ka ndodhur në afërsi të Qendrës së Studentëve në Prishtinë, në mbrëmjen e së hënës.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, konfirmon për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit, dy personave u është ofruar ndihmë mjekësore.

Sipas Ahmetit, me këtë rast po merret njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 17:30, në afërsi të konvikteve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 2 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika