Tahiri: Kurti e Bislimi u kanë dhënë autonomi serbëve të Kosovës

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, përmes draft-statutit të Asociacionit, i kanë dhënë autonomi minoritetit serb të Kosovës

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, u kanë dhënë autonomi serbëve të Kosovës.

“Dokumenti është shumë i rrezikshëm, me elemente që ka realisht e ka bërë Republikën Srpska në Kosovë”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se Rezoluta 1244 e kthen Kosovën pas, dhe se i jep UNMIK-ut sovranitet.

“E para, Rezoluta 1244 e kthen Kosovën pas, i jep UNMIK-ut sovranitet, ndërsa shteti ynë që shpallëm pavarësinë në vitin 2008 nuk ka sovranitet, sepse u ngrit prapë UNMIK-u. Problemi i dytë është që krahas Asociacionit, kjo qeveri, me Bislimin dhe Kurtin, i dhanë autonomi minoritetit serb të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Sipas ish-kryenegociatores, kjo është bërë me “formulën” e vetëmenaxhimit.

“Vetëmenaxhimi si formulim për qeverisje definohet në kartën e Këshillit të Evropës për pushtetin lokal dhe shumë qartë në kartë thuhet se vetëmmenaxhim është vetëqeverisja e grupit apo minoritetit të caktuar, i cili ka kompentenca edhe për prona publike apo shtetërore në shtetin ku vepron në kuadër të kornizës ligjore që ekziston. E këtë autonomi ka rrezik që serbët të kenë kompetenca mbi Trepçën, Ujmanin. Prandaj, këto janë elementet e Republikës Srpska dhe elementi i fundit, Asociacoini ka gati ministri të jashtme…”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika