Tahiri: U dridh Banjska, Kurti të nesërmen e pranoi Asociacionin

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pranoi menjëherë Asociacionin pas sulmit terrorist në Basnjkë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe e pranoi menjëherë pas sulmit terrorist në Basnjkë.

Tahiri ka theksuar se synimi i kryeministrit Kurti është që të shkojë në zgjedhje edhe një herë pa Asociacion.

Madje, ajo e kritikoi kreun e ekzekutivit për “dëmtim” të marrëdhënieve më Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Momenti kur Kurti dëmtoi marrëdhëniet me SHBA-të është pikërisht çështja e hyrjeve të kryetarëve në objekte… ai u ndëshkua nga aleati strategjik, Kurti e meritoi dhe Kosova mori shuplakën. Tani jemi prapë në këtë sfidë. Është delikate, por mund të gjendet zgjidhje në kuptimin që duhet parë me ekspertët e pushtetit lokal. Duhet bërë një formulë politiko-juridike. U dridh Banjska, ky menjëherë të nesërmen e pranoi Asociacionin”, tha ajo në emisionin “Debat Plus”.

“Serbia provoi edhe veriun ta fusë në luftë. Kurti nuk i përfill opozitën. Unë si lidere do t’ua kërkoja kryetarëve dorëheqjen. Synimi i Kurtit është të hyjë edhe një herë në zgjedhje pa Asociacion dhe ta marrë edhe një herë pushtetin. Koha më e fundit që të bëjë disa lëvizje ose po e çon procesin deri te zgjedhjet. Zgjedhjet në veri do të ishin shumë mirë, sepse do të na hiqen sanksionet nga Amerika, por edhe nga BE-ja”, shtoi Tahiri.

Ajo thotë se Kurti vazhdimisht po e mban opinionin në tension lufte.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika