Tahiri për Konjufcën: Analfabet, diletant në analizën e tij

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, e ka quajtur analfabet e diletant kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, e ka quajtur analfabet kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kjo, pasi ky i fundit në një intervistë kishte thënë se “Ka me hi sikur tradhtar në historinë e Kosovës kush e bën atë. Kushdo që e merr atë, me bo Asociacionin pa kurrfarë njohje prej Serbisë, as njohje de faco as çfarëdo”.

Lidhur me këtë deklaratë, Tahiri në emisionin “Debat Plus” e ka quajtur Konjufcën si një diletant.

“Analfabet Konjufca, analfabet për negociata për marrëveshje ndërkombëtare e në anën tjetër popullizëm këtu me fjalë të rënda. Shikimi bardh e zi na ka marrë në qafë 100 vjet. Kryetar Kuvendi, analfabet, diletant për me analizu një marrëveshje ndërkombëtare”, u shpreh ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika