​26 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Dita e Flamurit dhe ditëlindja e Adem Jasharit përcaktojnë një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por 28 nëntori gjithashtu shënon daljen e UÇK-së për herë të parë në skenë. Kjo ngjarje ka ndodhur pas vrasjes së mësuesit Halit Geci nga forcat serbe në fshatin Llaushë

Dalja në skenë e UÇK-së

28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit dhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor të vitit 1997 në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Sot bëhen 26 vjet që nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ndërsa, ajo që bëri që UÇK-ja t’i bëjë publike aktivitetet e saj, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci, dy ditë më parë nga forcat serbe.

Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi kanë qenë të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik, në varrimin e tij, si ushtarë të UÇK-së.

Deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika