Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se së bashku me pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe të gjithë të tjerëvë të rënë për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës.
“Me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, sot udhëheqës të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, gjeneralë e oficerë të FSK-së, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për Liri dhe Pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.