“Një komb, një gjuhë, një flamur” – Dua Lipa me urim të veçantë për 28 Nëntorin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka uruar festën e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë përmes postimeve në rrjetin social Instagram. Ajo ka shkruar "Urime festa e Pavarësisë. Një komb, një gjuhë, një flamur" dhe ka publikuar një sërë foto me flamurin shqiptar

Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e ka uruar festën e 111-vjetorit të Pavarësisë përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram.

“Urime festa e Pavarësisë. Një komb, një gjuhë, një flamur”, ka shkruar ajo në një prej postimeve.

Gjithashtu këngëtarja ka publikuar dhe një sërë fotosh me flamurin shqiptar.

Ndryshe, sot mbushen 111 vjet nga dita kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.

Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.

Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika