Klubi i Basketbollit Peja ka njoftuar se basketbollisti Jacob Calloway është larguar nga klubi dhe nga Kosova pa asnjë “paralajmërim”.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Klubi i Basketbollit Peja, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“KB Peja njofton publikun e gjerë se basketbollisti Jacob Calloway, pa asnjë paralajmërim gjatë ditës së djeshme është larguar nga Peja, më gjerësisht nga Kosova”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, basketbollisti ka kaluar te një ekip në Islandë dhe që e bën të pamundur kalimin e tij nga KB Peja tek ekipi në fjalë.
“Më vonë kemi kuptuar që një ekip nga Islanda ka siguruar shërbimet e tij, por pa marrëveshje me Klubin tonë, duke e bërë kalimin e tij te ai Klub të pamundur për momentin”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ndryshe, basketbollisti ka arritur në ekipin e Pejës më 16 qershor të 2023 dhe ka kaluar në pozitën e tretë në fushën e parketit.