Tre gola, tre pikë.
Dukagjini i Klinës ka triumfuar në udhëtim te Fushë Kosova me rezultat të pastër 0-3.
Ishte Redon Syla që e tundi rrjetën i pari, pas 17 minutave.
Teksa, Bujar Shabani realizoi për 0-2 pas 49 minutave lojë.
U prit një përgjigje nga vendësit, por nuk erdhi.
Kurse, mysafirët shënuan edhe një herë, kësaj rradhe me Altin Merlakun, kur po zhvillohej minuta e 81-të.
Me këtë fitore, skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku ngritet në kuotën e 20 pikëve dhe gjendet në pozitën e gjashtë.
Kursë, Fushë Kosova mbetet me 10 sosh, dhe renditet e parafundit.