Përfaqësuesi i lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i rrisin përpjekjet e tyre për marrëveshje.
Pak para takimit me ministrat e Jashtëm të NATO-s, teksa po fliste për situatën në veri të vendit, Borrell ka thënë se së bashku me KFOR-in, EUELX-i do të vazhdojë ta ruajë stabilitetin në veri të Kosovës dhe në pjesën e kufirit me Serbinë.
“…Është i rëndësishëm bashkëpunimi me BE-në dhe NATO-n në veri të Kosovës, Misionin i EULEX-it dhe bashkëpunimi i fortë me KFOR-in duke ndihmuar në momentet e vështira. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë stabilitet në këtë pjesë të Kosovës (pjesën veriore) dhe kufirit me Serbinë. EULEX ka luajtur një rol të rëndësishëm me vite dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Por, i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rrisin vullnetin për marrëveshje për rrugën e tyre evropiane”, ka thënë Borrell.
Follow live: Doorstep by HR/VP @JosepBorrellF upon arrival to the @NATO Foreign Affairs Ministerial. ↓ https://t.co/JD6wHHxGzG
— European External Action Service – EEAS 🇪🇺 (@eu_eeas) November 28, 2023