Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur këmbësorja, që u aksidentua vetëm pak më herët në rrugën “C” në Prishtine. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet.
Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se është arrestuar ngasësi i automjetit.
“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur. Lidhur me këtë rast hetuesit policorë të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit”, ka thënë Ahmeti.