Kuvendi mban seancë plenare

Në seancën e sotme në Kuvend pritet të shqyrtohet projektligji për Provimin e Jurisprudencës

Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kuvendi i Kosovës, të enjten e 26 majit do të mbajë seancë plenare, ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Provimin e Jurisprudencës.

Po ashtu, në rend dite do të jenë, shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shqyrtimi i Projektligjit për Pijet e Forta Alkoolike, i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Kosovë.

Pos tyre, në rend ditë jane dhe shqyrtimi i Projektligjit për Mbeturinat nga Industritë Nxjerrëse të Mineraleve, zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, si dhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Kuvendi i Kosovës

Kryesia, të hënën e 23 majit ka vendosur që të rishpallet konkurs për dy anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, nga komunitetet joshqiptare, si dhe për një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.

Në këtë mbledhje, kryetarët e grupeve parlamentare ishin pajtuar që në mbledhjen e radhës së kryesisë t’i propozojnë emrat e anëtarëve për Komisionin Ad -hoc për reformën zgjedhore, të cilët më pas do të votohen në seancë.

Ndryshe, më 18 maj, Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga ZRrE-ja.

Apeli thotë se ka gjetur se Gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë ka vërtetuar gjendjen faktike dhe drejtë ka zbatuar dispozitat procedurale dhe materiale me rastin e aprovimit të kërkesës së paditësit.

ZRrE-ja, më nëntë shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme, edhe Avokati i Popullit ka konstatuar se ZRrE-ja ka diskriminuar qytetarët, pasi ky vendim ka elemente të diskriminimit dhe trajtimit të pabarabartë ndaj konsumatorëve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika