Katari ka konfirmuar se 30 palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite këtë të martë. Kjo ishte në shkëmbim të 12 pengjeve që u liruan nga Hamasi.
Siç raporton BBC, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme i Katarit, Maje dal-Ansari, ka shkruar në rrjete sociale se nga të burgosurit palestinezë që do të lirohen janë 15 të mitur dhe 15 gra.
Ata u bashkohen 150 palestinezëve të tjerë – kryesisht gra dhe djem adoleshentë – të cilët deri më tani janë liruar nga burgjet izraelite që nga e premtja si pjesë e armëpushimit.
Ata u zgjodhën nga një listë prej 300 palestinezësh të përpiluar nga Izraeli – të akuzuar për një sërë veprash, nga gjuajtja e gurëve deri te nxitja në tentativë për vrasje.
Më pak se një e katërta e atyre që ishin në listë ishin dënuar – shumica dërrmuese po mbaheshin në paraburgim në pritje të gjykimit.