Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, gjatë takimit me ministrat e Jashtëm të NATO-s, ka thënë se ka diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor.
Ai thotë se ata i ka informuar mbi gjendjen aktuale në të cilën gjendet dialogu midis Kosovës dhe Serbisë.
Borrell thekson nevojën e progresit të palëve.
Në një postim në llogarinë e tij në platformën X, Borrell e ka kujtuar rëndësinë e shfrytëzimit të momentit nga Bosnja dhe Hercegovina për të përparuar në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
“Shkëmbim i rëndësishëm me Aleatët e NATO-s për situatën në Ballkanin Perëndimor. Kam informuar mbi gjendjen e fundit të Dialogut të lehtësuar nga BE. Progresi i palëve është i nevojshëm. Kujtoj gjithashtu rëndësinë e përdorimit të momentit nga BiH për të përparuar me vendosmëri në rrugën e saj në BE”, shkroi Borrell.
Important exchange with @NATO Allies on the situation in the #WesternBalkans.
I debriefed on the latest state of play in the EU-facilitated Dialogue. Progress by the parties is needed.
Also recalled importance of BiH using the momentum to advance decisively on its EU path. pic.twitter.com/J3c2Iytchq
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 28, 2023
Ndryshe, Borrell u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i rrisin përpjekjet e tyre për marrëveshje.
Pak para takimit me ministrat e Jashtëm të NATO-s, teksa po fliste për situatën në veri të vendit, Borrell ka thënë se së bashku me KFOR-in, EUELX-i do të vazhdojë ta ruajë stabilitetin në veri të Kosovës dhe në pjesën e kufirit me Serbinë.
Borrell u bën thirrje Kosovës e Serbisë t’i rrisin përpjekjet për marrëveshje